Gjykata ka marrë sot vendimin për masën e sigurisë “Arrest me burg” për autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Newspower.al ka siguruar vendimin e gjykatës, ku sqarohet se kundër këtij vendimi lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Komunikimi i masës së sigurisë u krye në ambientet e burgut, pasi autori u plagos edhe vetë me thikën me të cilën sulmonte viktimën gjatë krimit të rëndë.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg” për adoleshentin, të cilin e akuzon për “vrasje në rrethana cilësuese”. Në seancën që zgjati rreth 30 minuta ka qenë e pranishme dhe një psikologe dhe familjarë të 14-vjeçarit.
VENDIMI:
1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin M. P., , kryer nga oficerët e policise gjyqesore me iniciative ne date 18.11.2024, ora 21.30.
2. Caktimin e mases se sigurimit personal ndaj shtetasit te mitur ne konflikt me ligjin M.P.i, i dyshuar per kryerjen vepres penale “Vrasje e kryer ne rrethana cilesuese”, ndaj nje te mituri, parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal, ate te “Arrestit ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
3. Ngarkohet policia giyqesore per zbatimin e ketij vendimi.
4. Kunder këtij vendimi lejohet te behet ankim ne Gykaten e Apelit te Juridiksionit tePergjithshem Tirane, brenda 5 (pese) diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e njoftimit të këtij vendimi.
5. U shpall sot ne Tirane, më date 22.11.2024.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 14-vjeçari Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë pas një sherri me Bashkëmoshatarët jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe një shok i tij mbetën gjithashtu të plagosur me thikë.