Rektori i universitetit “Luigj Gurkuaqi”, Tonin Gjuraj priti në një takim arqipeshkëvin e Shkodrës Angelo Massafra i cili i dhuroi universitetit 20 kopje të librit “Pëmbledhje shoqërore e doktrinës të Kishës”. Rektori Gjuraj u shpreh se ky botim do t’i shërbejë pedagogëve dhe studentëve ndërsa do të vijojë takimet me drejtuesit e klerit.

Arqipeshkëvi Massafra tha se ky libër i doktorinës së Kishës që flet për konceptin e të drejtës i vlen të gjithëve dhe tregon se si nuk duhet të dominojë vetëm përfitimi ekonomik por e mira e përbashkët.

Një mesazh Massafra dha edhe për politikën shqiptare dhe gjithë qytetarët duke qenë se vendi po shpopullohet masivisht nga emigrimi.

Indiferenca e politikanëve është një shqetësim që edhe rektori Gjuraj po e ndjen në këto pak muaj në detyrën që ka marrë.

Dhurimi i librit të doktrinës së kishës i paraprin një konference shkencore që do të jetë më 5 nëntor në universitetin e Shkodrës, e organizuar nga fakulteti i drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu