Rusi Igor Kokunov i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër do të ekstradohet. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës e cila i dha dritë jeshile ekstradimit të tij. Kokunov ishte shpallur në kërkim nga interpol Moska pasi po hetohet për akuzën ‘marrje e një pozicioni më të lartë në hierarkinë kriminale ndërsa u arrestua në Muriqan më 26 gusht 2023. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moskë, referuar vendimit penal administrativ dhënë nga Gjykata e Moskës më datë 18 shkurt 2022. Gjykata ruse ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrja e një pozicioni më të lartë në hierakinë kriminale”, parashikuar nga neni 210/1 i Kodit Penal i Republikës së Rusisë dhe dënimi maksimal i kësaj dispozite është 15 vjet burgim. Më 14 nëntor 2023, gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën për të lejuar ekstradimin. Vendimi u ankimua në Apel nga rusi Kokunov, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe refuzimin e ekstradimit në Federatën Ruse. Kështu i hapet rruga ekstradimit të tij në Moskë. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë. Vendimi në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm u mor nga gjyqtarja Lutfije Celami.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu