Ballina Aktualitet Ambasadorja e BE-së nga Shkodra: Demokracia dhe liria nuk duhet të cënohen

Ambasadorja e BE-së nga Shkodra: Demokracia dhe liria nuk duhet të cënohen

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Shkodër, ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann zgjodhi të vizitojë “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës”.

Ai është një prej ish burgjeve famëkeq të komunizmit, në të cilin është dokumentuar një nga periudhat e errëta të Shkodrës dhe Shqipërisë për afro 50 vite.

Ambasadorja Hohmann theksoi rëndësinë që ka njohja e asaj periudhe dhe përcjellja tek brezat e ri, me qëllim që demokracia dhe liria të mos cënohen në asnjë lloj kohe më.

Kristine Hohman: “Pata shansin që të vizitoj një vend të rëndësishëm siç është muzeu i sigurimit. Të shihje kaq shumë njerez që kanë vuajtur nga regjimi komunist ishte depresive. Por njëkohësisht kjo është edhe një lloj ftese për një vend të tillë që ekziston, i cili ka dëshmitarë për t’u treguar ajo që ka ndodhur dhe për t’u thënë brezave që vijnë, që kurrë më, në asnjë lloj kohe, demokracia dhe liria nuk duhet të cënohen, prandaj le ti mbrojmë ato”

Turin e vizitës së saj në Shkodër Hohmann e vazhdoj në  inaugurimin e murales “Dhunë off – Power on”, me vargjet e shkrimtarit Martin Camaj, ku u hapen 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Ambasadorja e Bashkimit Europian tw premten, 25 nentor 2022, vizitoi edhe disa nga zonat e përmbytura nga reshjet e shiut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks