Ashtu si në çdo protestës, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin protestën që pritet të mbahet më 12 nëntor nga opozita.
Ambasada e SHBA-ve shkruan se qytetarët këshillohen të shmangin tubimet e mëdha dhe ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Veprimet për të ndërmarrë: Qytetarëve u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.






