Një tjetër sukses i madh për sportin shqiptar! Sot, Amatia Lleshi u shpall kampione, duke zënë vendin e parë në Kampionatin Ndërkombëtar të Gjimnastikës Artistike, të zhvilluar në Pesaro të Italisë, dhe duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër titull të rëndësishëm ndërkombëtar. Ky rezultat i jashtëzakonshëm është fryt i punës, përkushtimit dhe pasionit të sportistes, por edhe i mbështetjes së vazhdueshme të Federatës së Gjimnastikës Artistike. Një vlerësim i veçantë shkon për presidentin e federatës, z. Leonard Luli, vizioni dhe angazhimi i të cilit po e ngre gjithnjë e më lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Ekipi Kombëtar i Shqipërisë triumfoi në garën ndërkombëtare të gjimnastikës artistike, të zhvilluar sot në Pesaro, Itali, duke u shpallur fitues i turneut “International Women’s Artistic Gymnastics Tournament”, organizuar nga Confsport Italia. Skuadra kuqezi, e përbërë nga 8 gjimnaste të talentuara – Hana Leka, Hera Mustafa, Amatia Lleshi, Nadia Daci, Maria Zefi, Viktoria Simoni, Nil Elbasani dhe Merili Islami – të shoqëruara nga trajneri Izmir Kashi dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës, znj. Eliriana Karaj, zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer, duke ngritur lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Pas performancave të jashtëzakonshme, Presidenti i Confsport Italia, z. Borroni, i dorëzoi kupën ekipit tonë, i cili u shpall ekipi triumfues i kësaj gare.
🥇🏆 Shqipëria – Vendi i Parë si Ekip! 🇦🇱
Ky sukses vjen si rezultat i punës së palodhur, profesionalizmit dhe përkushtimit të sportisteve, trajnerëve dhe Federatës Shqiptare të Gjimnastikës Artistike. Një vlerësim i veçantë shkon për Presidentin e Federatës, z. Leonard Luli, vizioni dhe angazhimi i të cilit kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e gjimnastikës shqiptare dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në kompeticionet ndërkombëtare.
Mirënjohje të veçantë për trajnerët Izmir Kashi, Latif Kashi dhe Shpresa Salja, të cilët çdo ditë punojnë me pasion, disiplinë dhe përkushtim për të ndërtuar kampionët e së ardhmes.
Rezultatet individuale
🤸🏽 Kategoria Kids
- Amatia Lleshi – Vendi i Parë 🥇
- Nadia Daci – Vendi i Dytë 🥈
- Hana Leka – Vendi i Tretë 🥉
Ushtrime të lira
- Nadia Daci – Vendi i Parë 🥇
- Amatia Lleshi – Vendi i Dytë 🥈
- Hana Leka – Vendi i Tretë 🥉
Kërcime
- Amatia Lleshi – Vendi i Parë 🥇
Paralele
- Nadia Daci – Vendi i Parë 🥇
- Amatia Lleshi – Vendi i Tretë 🥉
Trar Ekuilibri
- Amatia Lleshi – Vendi i Parë 🥇
- Hana Leka – Vendi i Dytë 🥈
- Hera Mustafa – Vendi i Tretë 🥉
🤸🏽 Kategoria Youth
- Viktoria Simoni – Vendi i Tretë 🥉
- Maria Zefi – Vendi i Tretë 🥉
Ushtrime të lira
- Maria Zefi – Vendi i Parë 🥇
- Viktoria Simoni – Vendi i Dytë 🥈
Kërcime
- Maria Zefi – Vendi i Parë 🥇
Trar
- Viktoria Simoni – Vendi i Parë 🥇
🤸🏽 Kategoria Junior
- Merili Islami – Vendi i Dytë 🥈
Kërcime
- Merili Islami – Vendi i Parë 🥇
Ushtrime të lira
- Merili Islami – Vendi i Tretë 🥉






