Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion të gjerë, që përfshin 5 komuna.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i tha Gazetës Express se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.

Në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, tha Nikçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu