Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 44-vjeçari në Itali, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy fëmijët e tij të mitur dhe bashkëshortja.

Sipas mediave vendase, ai është identifikuar si Gëzim Margjoka, ndërsa aksidenti ka ndodhur në zonën e Cremasca, ndërsa në aksident janë përfshirë 3 makina.

Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet.

Një makinë e tretë, “Ford Fiesta”, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera. Fëmijët e viktimës, 7 dhe 3 vjeç, dhe bashkëshortja ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu