Ballina Kronike Aksidenti i frikshëm me 1 të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në...

Aksidenti i frikshëm me 1 të vdekur, Gjykata e Shkodrës lë në burg shoferin. Pretendimi para togave të zeza

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Shkodër, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi dhe mbetën të lënduar një baba së bashku me dy fëmijët e tij të vegjël. Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës Arbër Raja kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i pajisur me kartelë mjekësore për skizofreni dhe epilepsi. Sipas avokatit, këto kushte kërkojnë trajtim të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm në institucion shëndetësor, jo mbajtje në paraburgim.
Adnan Galica, sot 36 vjeç, pësoi një tjetër aksident kur ishte 18 vjeç pro asokohe si pasagjer duke qëndruar një muaj e gjysëm në koma. Ai aksident i la pasojat e sipërmendura në shëndetin e tij që e kanë shoqëruar në 18 vitet e fundit.
Në këtë mënyrë, pala mbrojtëse kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” si masa më e përshtatshme si edhe ndjekjen e procedurave të mjekimit deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore duke përfshirë këtu edhe analizimin e gjendjes psikiatrike nga ana e Institutit të Mjeksisë Ligjore për të përcaktuar përgjegjësinë e personit në momentin e ngjarjes.
Në të njëjtën linjë, edhe mjeku reanimator i spitalit rajonal të Shkodrës Bashkim Kraja ka rekomanduar gjatë seancës për masën e sigurisë, trajtim në kushte spitalore deri në sqarimin e plotë të gjendjes shëndetësore. Vetë i dyshuari Adnan Galica për shkak të gjendjes shëndetësore por edhe i ndodhur në gjendje shoku pas aksidentit nuk ka folur asnjë fjalë as për policinë dhe as në gjykatë. Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Brikena Mile, ka mbështetur masën e arrestit me burg, duke vlerësuar rrethanat dhe pasojat e rënda të ngjarjes, ndërsa gjyqtarja Jola Sado vendosi lënien në fuqi të kësaj mase. Pritet që në vijim të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë gjendjen psikiatrike të të dyshuarit dhe përgjegjësinë e tij në momentin e aksidentit si një element kyç për ecurinë e mëtejshme të çështjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks