Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale është shënuar në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga një 61-vjeçar është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, 61-vjeçari Nikoll Prenga, si dhe Franush Palaj rreth 57 vjeç, babai i shoferit i cili udhëtonte në automjetin tjetër.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi 30-vjeçar dhe katër pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.






