Ballina Kronike Aksident në qendër të Shkodrës, motori përplaset me biçikletën, dy të lënduar

Aksident në qendër të Shkodrës, motori përplaset me biçikletën, dy të lënduar

Një aksident pa pasoja të rënda është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, në rrugën pranë Universitetit të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori është përplasur me një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, të dy personat janë transportuar drejt poliklinikës së qytetit për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht, mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks