Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Skënderbeg, pranë Fakultetit të Infermierisë në Shkodër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, njëra prej tyre është përmbysur. Banorët e lagjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të nxjerrin pasagjerët nga automjeti, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.