Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali rreth orës 17:00 të ditës së djeshme.

Sipas medieve italiane, viktimë ka mbetur një shqiptar, 40 vjeç.

Bashkatdhetari i tij, rreth të 40-tave u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Torrette në Ankona me helikopter pas aksidentit me një motor tip skuter.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës dhe policia.

Kjo e fundit po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu