Një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave greke, në orën 04:15 minuta të mëngjesit të sotëm në rrugën “Akti Miaouli” në Paradisi, ka mbetur i vdekur tragjikisht shtetasi shqiptar Valter Vizani, 34vjeç.

Motori me të cilin lëvizte, në rrethana ende të paqarta doli nga rruga dhe u përmbys.

Policia greke po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu