Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka bërë homazhe për Nënë Terezën gjatë një vizite në qendrën e Misionaret e Bamirësisë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Rubio vlerësoi figurën dhe trashëgiminë e humanistes me origjinë shqiptare, duke theksuar ndikimin e saj në shërbim të njerëzve në nevojë.
“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Marco Rubio.






