Të rinjtë në rrjetin social TikTok në shumë raste gjejnë hapësirë për tu shprehur në mënyrë aspak agresive si me ofendime e sharje, të cilat degradojnë dhe në konflikte fizike.

Ditët e fundit është bërë virale një adoleshente e cila futet “Live” në platformën “TikTok” dhe përdor një fjalor banal, por jo vetëm kaq, pasi ajo bën thirrje për vrasje.

Konkretisht adoleshentja, siç raportohet nga Fushë-Kruja, bën thirrje në video për vrasjen e 3 mësueseve të Biologjisë, Kimisë dhe Letërsisë.

“Zyshën e Biologjisë të vrisni, edhe të Kimisë dhe të Biologjisë. Edhe të Letërsisë. Të tre në të arushës”, thotë ajo./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu