“Ad Libitum Quintet” nga Shkodra rrëmben çmimin e parë në edicionin e IX -të të “Takimit Kombëtar të orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, i mbajtur për 3 netë me radhë në Elbasan. Instrumentistët nga Shkodra Brunilda Lleshi, Enos Delija, Fatjon Tanazi, Briken Burgija dhe Renato Gjoka me prezantimin dinjitoz morën vlerësimin maksimal të jurisë profesioniste.

Në këtë event morën pjesë orkestra dhe asamble nga Tirana, Fieri, Vlora, Elbasani, Berati, Korça, Shkodra, Shkupi e Tetova e Maqedonisë së Veriut, dhe Orkestra e harqeve e qytetit Pernik e Bullgarisë. “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, në këtë edicion u mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Elbasan.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu