Ministri i Brendshëm Niko Peleshi u shpreh sot se sulmi kibernetik jo vetëm i TIMS-it, por dhe ai i 17 korrikut nuk ka prekur asnjë nga sistemet kibernetike të vendit.
Sipas tij, sistemet janë të mbrojtura dhe të shkëputura nga sistemet e tjera, duke e cilësuar pozicionin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s si e paprekshme.
“Sistemet tona kibernetike ushtarake nuk janë prekur në asnjë sulm. Janë autonome dhe më të mbrojtura.
Sa i përket planeve dhe projekteve për mbrojtje më të madhe jemi në zbatim të një projekti shumë të madh me vlerë 24 mln dollarë që synon ngritjen e departamentit të sigurisë kibernetike ushtarake, do të trajnohet edhe personeli.
Nuk jemi në ndonjë skenar të cënimit të sovranitetit, jemi të paprekshëm, asnjë pëllëmbë apo metër katrorë i hapësirës së NATO nuk është i cënueshëm.
E keqja është së edhe sulmet kibernetike nuk bëjnë më pak dëm se ato fizike, kjo do na marrë më shumë energji dhe kohë për të punuar dhe për ta forcuar. Në këtë përpjeke pranë nesh janë SHBA, NATO dhe BE. Jeni me bllok të fortë për të mbyllur murin kibernetik,” tha ai.