Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjerbës, në Skrapar.
Blutë bëjnë me dije se rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njoftoi se në bujtinën e tij, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez me iniciale C.F, 49 vjeç. Viktima kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë. Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës, policia raporton se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.






