Reshjet e borës janë rikthyer sërish në zonat veriore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se gjatë natës, në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore, ku më me dendësi kanë qenë në Qafë Thore.
ARRSH bëri të ditur se po punohet pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të mbajtur keto akse rrugore të hapura.
Deri tani te gjitha segmetet rrugore ne zonen malore te qarkut te shkodres jane te hapur dhe qarkullimi kryhet pa problem, njofton keshtu ARRSH.






