Një aksident i shumëfishtë që fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, ka ndodhur këtë mesditë pranë Urës së Tajvanit në kryeqytet.

Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me tre mjete dhe njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.

Nga aksidenti për pasojë kanë mbetur  të plagosur tre persona, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shkaku i aksidentit nuk dihet, ndërkohë që raportohet se ka qenë urbani i pari që ka goditur nga pas të gjitha mjetet që ka pasur përpara. 

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, ndërsa zona e aksidentit është rrethuar nga autoritetet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu