Qeveria shqiptare dhe jo malazeze do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët. Kryeminstri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u shpreh se kjo është një ngjarje me rëndësi rajonale.
“Gjithçka është gati për G2G, pa dyshim ngjarje me rëndësi rajonale. Mirëpresim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre. Do nënshkruajmë 11 marrëveshje,” deklaroi ai.