Ka nderruar jete ne moshen 85 vjecare shkrimtari shkodran Xhelal Zaganjori. Ai i ka dhuruar lexuesve 19 libra me vlerë. Pavarësisht moshës së thyer, Xhelali vazhdoi të shkruaj me të njëjtën dëshirë dhe pasion ashtu si në moshën 20 vjecare kur dhe pati fillimet e tij të parë në këtë fushë. Është lindur më 16 dhjetor të vitit 1938 në qytetin e Shkodrës. Pas 7-vjeçares, ka punuar punëtor në ndërmarrje të ndryshme të qytetit, ndërkohë që ka ndjekur dhe arsimin e mesëm duke marrë edhe maturën. Me krijimtarinë letrare është lidhur heret. Në vitin 1958 ka botuar tregimin e parë në gazetën “Luftëtari”, ndërsa libri i parë “Kapja e pilotit” i është botuar nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë në vitin 1974, me tematikë nga jeta e fëmijëve vietnamezë. Ky libër pat jehonë të gjërë, u përkthye dhe u shoqërua me botime prej mijëra e mijëra kopjesh në Vietnam, Kore e Kinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu