Partia Demokratike e Shkodres gati per aksionin opozitar, vijimin e protestave dhe zgjedhjet e 14 Majit. Nen drejtimin e te deleguarit politik Bardh Spahia, deputetes Greta Bardeli dhe kryetarit te deges Gjenarin Kapcari u zhvillua mbledhja e kryesise.

Aksioni opozitar dhe përgatitjet që po bëhen për protestën kombëtare të 3 Marsit ishin në fokus të mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike Shkodër.

Strukturat paralelisht po punojnë për zgjedhjet vendore të 14 Majit, ku Shkodra si gjithmonë do të jetë uragani i fitores së Partisë Demokratike që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Askush më shumë se Shkodra nuk ka provuar në këto 10 vjet diskriminimin dhe arrogancën qeverisëse, e cila me një plan të qartë vijon punën për varfërimin dhe shpopullimin e vendit. Edi Rama dhe oborri i tij sundimtar që mban peng të ardhmen e shqiptarëve do ta marrin përgjigjen e merituar në 14 Maj.

Shqipëriaproteston

3marstëgjithëbashkë

Partiademokratike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu