Ne nje ceremoni te vecante ne sallen e keshillit bashkiak, Bashkia Malesi e Madhe nderoi me titullin e larte “Qytetar Nderi” dy bij te kesaj treve, studiuesin e gjuhes dhe letersise shqipe Gjovalin Shkurtaj dhe gazetarin e Radio Televizionit Shqiptar Tom Therçaj. Titujt ju dorezuan ne pranine e miqve dhe familjareve nga kryebashkiaku Tonin Marinaj, ministrja per marredheniet me parlamentin Elisa Spiropali dhe prefektja Majlinda Angoni. Profesor Shkurtajka qene pjese e Institutit te Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave, këshilltar i kulturës në Ambasadën Shqiptare në Romë si dhe Perfaqesues i Shqipërise prane Organizates Boterore te Bujqesise (FAO) dhe Organizates Boterore te Ushqimit (WFP). Qysh nga maji i vitit 1991 është emëruar pedagog në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aty drejton sektorin e gjuhësisë së sotme. Ndersa Tom Therçaj, korrespodent e më pas gazetar i TVSH që prej vitit 1983, ka nje pervoje mbi 40 vjecare pune. Ai ka spikatur ne fushen e dokumentareve duke promovuar bukurite e Shqiperise dhe te vecantat e krahinave te caktuara mes te cilave Malesine e Madhe, prej edhe nga ka prejardhjen.Thercaj eshte nderuar me cmime brenda e jashte vendit ndersa eshte bashkepunetor me nje sere institucionesh. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu