Pas protestë paqësore së ditës së sotme në Shkodër, ku banorët e zonës së Dukagjinit, u mblodhën para Bashkisë dhe Prefekturës nën moton, “Dukagjini kërkon rrugën”, ka ardhur edhe reagimi i parë i Bashkisë.
Në një deklaratë për mediat ka dalë nënkryetari i Bashkisë, Tonin Dedaj, i cili është shprehur se në bazë të informacioneve që ai disponon në vitin 2013 nga FNZH është miratuar projekti dhe është shpallur tenderi për ndërtimi ne fazës së parë, por që nuk u realizua kurrë.
Për këtë nënkryetari akuzohen drejtorin e atëhershëm të FNZH, Benet Becin. Ndërkohë që ka shtuar se bashkia me fondin e emergjencave do të ndërhyjë në këtë aks.
“Protesta e banorëve të Dukagjinit dhe kërkesat e tyre janë më se të ligjshme. Bashkia e Shkodrës i është drejtuar Këshillit Bashkiak për miratimin e fondit prej 110 mln lekë të vjetra për realizimin e projektit në ndërtimin e veprave të artit dhe sheshimin e kësaj rruge. Vendim i cili nuk ka marr shprehjen e ligjshmërisë nga ana e prefekturës Shkodër.
Në bazë të informacioneve të cilat i disponoj në vitin 2013 nga FSHZH është miratuar projekti dhe është shpall tenderi për ndërtimin e fazës së parë të kesaj rruge. Por që ky projekt nuk u realizua kurrë. Drejtor i FSHZH në at kohe ka qene Benet Beci. Bashkia e Shkodrës e sheh me prioritet këtë problematikë dhe me fondin e emergjencave civile do ndërhyjë ne sistemim dhe rregullimin e kësaj rruge,” ka thënë ai