Një anije me flamurin e Libisë me 22.500 litra naftë në bord është bllokuar dy javë më parë nga policia në Portin e Durrësit, por u njoftua nga Policia mëngjesin e sotëm.
Kjo periudhë ka shërbyer për procedurat e verifikimit të dyshimeve që nafta e kontrabanduar ishte nga Rusia.
Bazuar në informacionet për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte u organizua operacioni “Embargo”, në kuadër të të cilit është bllokuar një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të kontrabandohej në Shqipëri.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.
Gjithashtu u ndalua edhe ekuipazhi që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, si persona fizikë apo juridikë.