Policia e Elbasanit ka ndaluar një automjet tip fuoristradë të dyshimtë në zonën e Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar automjetin, brenda të cilit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë kanë dyshime se kanë parandaluar një atentat.

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet.

Dyshohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin. Dyshimet janë se atentati do të kryhej në qytetin e Elbasanit dhe po punohet për të zbuluar shënjestrën.

Grupi hetimor ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu