Me fokus Shkodrën, por duke mos lënë pas edhe zhvillimet në vend, ndava një bisedë të gjatë dhe konstruktive për mbi 1 orë e 30 minuta me ambasadorin e Prezencës së OSBE në Shqipëri z. Guido De Sanctis.
Folëm për rëndësinë që ka zhvillimi i Bashkisë Shkodër, si kryeqëndra e veriut shqiptar, me potenciale të jashtëzakonshme. I prezantova një pjesë të këtyre resurseve dhe projektet tona për zhvillimin e qytetit së bashku me njësitë administrative.
Zgjedhjet e 14 Majit ishin një tjetër pikë ku vura theksin tek rëndësia që ka gara elektorale vendore, tashmë me të gjitha palët si pjesmarrëse në proçes. OSBE prej vitesh luan një rol kyç dhe pata rastin që ti shpreh ambasadorit De Sanctis falenderimet e mia për punën e misionit që ai përfaqëson.