Në ambjentet e muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi” është zhvilluar një takim informues mbi programin e Bonusit të Rijetëzimit që po implementohet për të dytin vit. E pranishme në këtë takim, ministrja e kulturës Elva Margariti tha se vëmendje më e veçantë këtë vit I shtohet aplikimeve të skemës së dytë, ndërsa bëri me dije se këtë vit mund të aplikojnë edhe pronarët e banesave që jo domosdoshmërisht janë pjesë e qendrës historike të qytetit. Për aplikuesit e skemës së dytë, granti nuk është me 5 milionë lek të reja, por fillon nga 6 milion në varësi të ndërhyrjeve në secilën banesë.
Besara Podogrica, drejtore rajonale e trashëgimisë kulturore e quajti bonusin e rijetëzimit si një investim të guximshëm të qeverisë shqiptare prej të cilit duhet të përfitojnë sa më shumë qytetarë.
Aplikimet për programin e bonusit të Rijetëzimit janë të hapura deri në datën 10 mars të këtij viti. Ndërkohë, qytetarët që përmbushin kriteret mund të aplikojnë në një nga dy skemat, atë të “Mirëmbajtjes dhe konservimit” me një grant deri në 1 milionë lekë, ndërsa “Skema e restaurimit dhe rijetëzimi” me një grant që fillon nga 6 milion lekë