Në familjen Qerkezi, një takim i përzemërt dhe i mbushur me emocione me Nënë Ferdonijen.

Simbol i gruas së fortē shqiptare që edhe pse jeta e sfidoi, pasi serbët i zhdukën bashkëshortin dhe 4 djemtë, ajo nuk u dorëzua.

Qëndresa e Nënës Ferdonije na inkurajon e na frymëzon të gjithëve, ajo është simbol i nënave dhe bijave të Kosovës që e paguan shtrenjtë dhunën dhe terrorin serb.

Sot festojmë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës por njëkohësisht mbajmë gjallë veprën heroike të atyre bijve e bijave që ndër breza sakrifikuan për këtë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu