Kjo e premte nuk nisi si një ditë normale për drejtuesit e mjeteve taksi 4+1 në Shkodër. Informaliteti që po lulëzon më shërbimin e transportit publik, i detyroi këto të fundit të protestonin, pasi situata e krijuar po i falimenton raporton newspower.al.
Kanë protestuar herë pas herë, por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët. As policia dhe as krimi ekonomik nuk kanë vepruar për të ndalur fenomenin, ndërsa tregojnë se shtetit në vit i paguajnë jo pak, por afro 2 milion lekë taksa.
Zgjidhjen e presin nga institucionet pasi në të kundërt do të jenë të detyruar të ndjekin rrugën e shumicës, duke punuar edhe vetë në informalitet.
Megjithëse bashkia Shkodër ka shtuar hapësirat e vëna në dispozicion për këto mjete, ato po përballen me zaptim të tyre dhe shtim të informalitet që ndodh në sytë e policisë rrugore dhe krimit ekonomik./newspower.al