Stadiumi “Beselidhja” në Lezhë do të shembet për ti hapur rrugë ndërtimit të një zone rekrative për qytetarët. Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, sipas të cilit një tjetër stadium do të ndërtohet jashtë qytetit dhe me sipërfaqe më të madhe. projekti është dakortësuar me qeverinë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit me objektivin për të shtuar ambjentet sportive, ndërsa në vendi ku është aktualisht stadiumi do të shfrytëzohet për të ndërtuar jo vetëm një lulishte por edhe parkim nëntokësor i cili i mungon Lezhës.
Kryebashkiaku i Lezhës ju ka kthyer përgjigje dhe akuzave të opozitës, duke deklaruar se nuk do të ketë tjetërsim të kësaj prone që është në administrimin e bashkisë dhe do të mbetet zonë e gjelbër, duke deklaruar se brenda kësaj sipërfaqeje nuk do të ketë asnjë ndërtim kullash apo biznesesh. Kruebashkiaku i Lezhës i bëri këto deklarata gjatë inspektimit të pnimeve që kanë nisur në një ish terren sportiv, aneksi, pranë lumit Drin, ku po po investohet për ta bërë një lulishte dhe brenda saj do të ketë edhe terrene sportive për fëmijët.