13 shkurt 1923 – Raporti i Kapitenit të Portit të Shkodrës Luigj Doda për trafikun detar në lumin Buna gjatë vitit 1922.

Si sot, 100 vjet më parë.

👉Gjatë vitit 1922 për dhe nga Shkodra, nëpër lumin Buna, kanë jundruar anije me një tonazh neti të përgjithshëm rreth 13700 tonë;
👉Portet kryesore të komunikimit tregëtar me Shkodrën ishin Trieste, Bari, Spalato (Split), Xhenova dhe Brindizi;
👉Gjithësejë gjatë vitit 1922 kanë lëvizur 41 anije të cilat kanë kryer në tërësi rreth 800 lundrime (vajtje-ardhje) nëpër lumin Buna;
👉Nga 41 anije, 21 ishin me motorrë diezel, 15 me vela dhe 5 avullore;
👉Nga 41 anije, 36 ishin me Flamur Shqiptar, tre me Flamur Italian dhe dy me Flamur Jugosllav;
👉Nga 41 anije, 32 kishin tonazh bruto nën 100 tonë dhe 9 mbi 100 tonë;
👉Të 41 anijet kishin në total një tonazh neto 1260 tonë dhe bruto 2990 tonë;
👉Të 41 anijet kishin një tonazh mesatar neto 30,7 tonë dhe bruto 70,3 tonë;
👉Anija me tonazhin më të madhë ishte avulloria “JOLANDA”, me Flamur Italian, me tonazh neto 88 tonë, bruto 200 tonë dhe që për vitin 1922 kishte kryer 41 prekje në Shkodër.
👉Të 41 anijet për një vitë kanë përshruar 24640 milje detare nëpër lumin Buna. Lumi Buna ka një gjatësi prej 30,8 milje detare nga derdhja e tij deri në Shkodër.

PS: Dokument i Drejtorisë së Përgjithshme e Arkivave, Tirane. Përllogaritjet janë bërë nga “Lista e anijeve që kanë ardh në Bunë 1922”, të firmosur nga Luigj Doda, Kapiten i Portit të Shkodrës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu