Demtimet e investimeve publike vijojne te mbeten nje shqetesim serioz per Bashkine Shkoder. I radhes qe perseritet eshte ai ne pedonalen e “Molos”.
Vetëm një javë nga përfundimi i punës për zëvëndësimin e stolave të dëmtuar në pedonalen e “Molos”, sërish gjendemi përballë një akti vandal. Persona të paidentifikuar kanë djegur dhe vjedhur stolat e riparuar në këtë shëtitore, duke shkaktuar një tjetër dëm në investimet publike në Shkodër.
Gjendur përballë këtij rasti të përsëritur, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë duke identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë autorin apo autorët e këtij akti. Gjithashtu qytetarët i ftojmë të denoncojnë të tilla raste dhe të kontribuojnë në ruajtjen e investimeve publike që realizohen nga taksat e tyre.
Bashkia Shkodër nuk do të ndalet çdo ditë së punuari për përmirësimin e shërbimeve dhe zbatimin e projekteve të reja infrastrukturore, por nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve për t’i ruajtur ato.