Një shpërthim shumë i fortë eksplozivi ka ndohdur gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 në bulevardin e qytetit.

Eksplozivi ka shkatërruar një hotel. Dëme shumë të mëdha edhe në shumë biznese e banesa përreth.

Lënda eksplozive mendohet të ketë qënë disa kilogramë. Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit.

Policia dhe disa banorë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se është rrafshuar një nga hotelet më të vjetra të qytetit. Ngjarja ka ngritur në këmbë gjithë banorët pasi është dëgjuar në gjithë qytetin.

Sarandë/Informacion paraprak.

Rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proçes gjyqësor për pronësin e këtij hoteli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu