Ballina Sociale Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrje të rrallë, i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit

Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrje të rrallë, i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit

Histori suksesi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës kanë bërë një ndërhyrje të rrallë në zemër duke i shpëtuar jetën një 27-vjeçari.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Ajo thotë se “për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e një sonde subkutane për defibrilim kardiak”.

Postimi i ministres: 

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në #QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë. Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar. Urime ekipit me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafi i Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, me një ndihmesë të veçantë për anestezinë nga Dr. Saimir Kuçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks