Një grua me dy fëmijët e saj të mitur në fshatin Dajç të Lezhës, kanë përjetuar terror në orët e para të mëngjesit të së premtes,  pasi banesa e tyre u kontrollua nga policia.

Tre pjestarët e familjes Gjinaj kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar zhurmë, e më pas kanë parë efektivët e policisë me maska dhe të armatosuar në oborrin e shtëpisë.

Zonja e shtëpisë Kristina Gjinaj, tregon se blutë kanë tentuar të hynë nga dritaret duke dëmtuar edhe pronën e tyre.

Pavarsisht frikës, ajo ka hapur derën duke u përballur me forcën e tyre, por pa i dhënë asnjë shpjegim për situatën e krijuar. Pas largimit të policisë, ajo ka lajmëruar bashkëshortin që ndodhej si punëtor në Mal të Zi, duke i kërkuar që të kthehej, përshkak të frikës që kishin përjetuar dhe traumës që kanë pësuar fëmijët e tyre 14 dhe 16 vjeç.

“Thonin “Policia e shtetit”, fëmijët më thanë: O ma te dritarja. U ula, dy ikën lart, dy ikën poshtë. Të armatosur me maska,” tha gruaja.

Kryefamiljari Artan Gjinaj është kthyer menjëherë nga Mali i Zi dhe ka kërkuar shpjegime, por që ende nuk i ka marrë. Ai thotë se nuk ka asnjë problem dhe se nuk e di arsyet e këtyre veprimeve, që atij i janë thenë se janë të policisë, por ende nuk është sqaruar.

“Kanë qënë tek dera këtu, kanë hyrë brenda me maska, kanë dalë jashtë, kanë kontrolluar dhomat sipër. Djalin ma ulën në pllaka,” tha ai.

Policia e Lezhës ka bërë me dije se nuk është në dijeni dhe nuk ishin pjesë e operacionit, por nuk ka saktësuar asgjë për arsyet e këtij kontrolli në banesë, ku brenda saj ndodhej vetëm një grua me dy fëmijët e mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu