Dy mjekë të QSUT-s në Tiranë janë arrestuar nga policia për korrupsion.

Ata dyshohet se për ofrimin e shërbimit të skanerit kanë marrë para. Burimet: të arrestuarit janë: Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku. Hetimet proaktive prej tre javësh me përgjime e vëzhgime, janë mbikëqyrur nga prokurori Bledar Valikaj.

Nga hetime janë të dokumentuata të paktën 15 raste.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;
– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu