Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dije se shumë shpejt do të marrë jetë një inovacion i ri teknologjik në sistemin e transportit rrugor.

Bëhet fjalë për shërbimin “E-Monitorim Mobile”, një teknologji kjo, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë.

Ky shërbim i ri, siç shprehet kryeministri, ka për qëllim të godasë abuzimet dhe informalitetin në transportin e mallrave.

Shkeljet, të cilat do të kapen nga kjo teknologji do t’i raportohen më pas sektorit të Policisë së Shtetit dhe të Task Forcës së Transportit Rrugor.

“Një tjetër inovacion teknologjik pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor. “E-Monitorim Mobile” është një teknologji avangardë, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve. Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital”, shkruan Rama në Facebook./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu