Sot, 88 vite nga lindja e Paulin Prekës, një prej figurave më të shquara të humorit shqiptar. Paulini, në rrugën e tij artistike që zhvilloi, u dha pas dy zhanreve skenike: teatrit të dramës e të komedisë dhe atij të humorit. Krijoi nje galeri figurash, kryesisht njerëz te mençur, ironikë, thumbues që dinë të tallen dhe të shpotisin plot lezet të tjerët, me një “seriozitet” të madh në dukje, çka krijon pikërisht kontrapunktin komik. Në aktrimin e Paulin Prekës bie në sy pozita aktive e personazhit si dhe një sjellje sa më pranë të vërtetës jetësore, duke shfrytëzuar me zgjuarsi situatën komike të krijuar. Është ndarë nga jeta në vitin 2021 në moshën 86-vjeçare mjeshtri i madh i humorit shkodran Paulin Preka. Ai mbylli sytë në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu