DRTK Shkodër ngre grup informimi për Bonusin e Rijetësimit

Në një komunikim publik drejtuesja e DRTK Shkodër, Besara Podgorica, njoftoi ngritjen e një grupi pune dedikuar informimit mbi Bonusin e Rijetësimit. Grupi i punës do të informojë të gjithë grupet e interesuara për kriteret e përfitimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë përfituesit potencialë në qarkun Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Një ditë më parë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lançoi thirrjen e dytë të programit “Bonusi i Rijetësimit”.

Këtë vit buxheti për Bonusin e Rijetësimit është 50% më i madh se një vit më parë. Për mirëmbajtje dhe konservim mbështetja do të jetë deri në 1 milion lekë, ndërsa për restaurim dhe rijetësim deri në 6 milionë lekë.

Afati për aplikime do të jetë deri më 10 mars 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu