Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre. Një automjet tip Audi është përplasur me një kamionçinë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij aksidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu