Ankimimet në zgjedhjet e kaluara parlamentare për përdorimin e investimeve publike në fushatën zgjedhore duket se kanë bërë KQZ të kërkojë ndryshime në ligj.

Ilirian Celibashi thekson se duhet përcaktim i qartë mes angazhimit në politikë dhe aktiviteteve administrative.

“Një përmirësim i legjslacionit për këtë çështje ka nevojë të ketë përkufizime më të qarta në lidhje me atë se çfarë është ndaluar dhe çfarë është e lejuar. Edhe pse koha ka qenë shumë e shkurtër për ta përgatitur aktin normativ, mendoj se KQZ ia ka dalë që të vendosi disa barriera për sjelljen e institucioneve në fushatë zgjedhore.”, theksoi kryekomisioneri zgjedhor.

Madje ai kërkon që të jenë dhe vetë kandidatët që duhet të bëjnë kujdes në këtë ndarje.

“Të vlerësojnë natyrën e aktiviteteve që ata zhvillojnë dhe të shikojnë nëse kjo veprimtari është tërësisht dhe qartësisht politike, është tërësisht administrative. Sepse disa prej tyre kanë dhe detyrimin jo vetëm rastin e kandidatëve për kryetarë bashkishë, të cilët janë në detyrë, por në përgjithësi për funksionarët e lartë publikë, apo dhe të tjerë që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë publike. Për shkak të obligimit për të informuar publikun dhe për të promovuar projekte të caktuara që janë me interes për publikun që të kenë informacion për to”, u shpreh Celibashi.

Një rol më të rëndësishëm sipas tij në këtë fushë do të duhet të kenë dhe vëzhguesit e pavarur.

“Edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile të kenë një rol më institucional në këtë proces. Dhe ndoshta, kjo është një ide që brenda stafit të KQZ-së është diskutuar, në një të ardhme të caktuar jo të largët shoqëria civile të jetë ajo që bën si të thuash vlerësimin paraprak dhe e paraqet çështjen për një vlerësim përfundimtar dhe final në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Ilirjan Celibashi shton se organizatat duhet shkojnë përtej raportimeve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu