80 vjeçari që vrau gruan e tij dhe të vëllanë me sëpatë në Gramsh më 27 janar është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Fillimisht 80-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij 84-vjeçare Zeqine në ambjentet e banesës duke e goditur me sëpatë.
Xhevit Sinani më tej ka sulmuar dhe vrarë edhe vëllanë e tij Shaqir Sinani, 73 vjeç, në banesën e këtij të fundit rreth 1 km nga shtëpia e autorit.
Pas krimit makabër 80-vjeçari shkoi në banesën e një krushku nga ku marrë në telefon të birin duke i treguar se kishte masakruar nënën dhe xhaxhanë.
Krimi dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi 80-vjeçari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zeqinenë, 72 vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti” -ka thene i moshuari para hetuesve në dëshminë e tij të parë.
Bashkëshortët Xhevit dhe Zeqine Sinani kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa.
80 vjeçari Xhevit Sinani i cili vrau me sëpatë gruan e tij dhe vëllanë për arsye xhelozie është lënë sot në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Megjithatë ai ka ndryshuar dëshminë duke mohuar se është ai autori i vrasjes së tyre.Vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh, më pas kishte dalë në oborr dhe ishte rrëzuar, ishte vrarë. E mbulova vëllanë dhe ika te gruaja. Edhe gruaja ishte e vrarë,” tha ai.
Pyetje: Ti ke vrarë njeri?
Xheviti Sinani: Jo s’kam vrarë njeri.