Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianji. Seanca gjyqësore ishte planifikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 13:30. Ndërkohë në një njoftim zyrtar Gjykata e Apelit të Tiranës bëri me doje se për arsye objektive një nga anëtarët e trupit  gjykues nuk do të jetë i pranishëm. Në këtë mënyrë seanca nuk do të zhvillohet.

Njoftimi:

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:

Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.

Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.

Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.

Mbetet ne vleresimin Tuaj, pjesemarrja ne kete seance.

Ju faleminderit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu