Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 09.00 te dates 29.01.2023 paraqitet si me poshte :
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.00 ka renie me 30 cm ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.35 m ka renie me 20 cm i pandryshuar( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1350 Ha, e pandryshuar.
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 70 cm, ka renie me 15 cm
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 90 banesa, ( Obot 80 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 10 banesa).
Ne rrugen e Obotit po operojne 1 mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 50 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji
Kerkohet :

  • Pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji.
  • Baze ushqimore per blegtorine.
    -Çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin
    Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu