Një konflikt për motive banale ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Fierit. 

Policia gjen në vendin e ngjarjes një çekan, një kaçavidë dhe një kapuç.

Mësohet se ka qenë një sherr mes dy personave ai që ka sjellë në vendin e ngjarjes uniforma të shumta policore, ndërsa qytetarët i janë trembur faktit për përshkallëzim të sherrit.  

“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore,” njoftoi policia.

Blutë kanë rrethuar vendin e ngjarjes e kanë marrë edhe objetet e gjetur aty. Mësohet se është shoqëruar në mjediset e komisariatit një person lidhur me sherrin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu