Gazetari Artan Hoxha pas daljes nga prokuroria dha edhe një prononcim për mediet lidhur me dëshminë e tij për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011.

Hoxha pasi publikoi përgjime të reja nga ngjarja e tmerrshme para 12 vitesh, tha se ky është  krim shtetëror dhe duhen pyetur nivelet më të larta të shtetit në atë kohë dhe sot.

Hoxha: Ajo që dua të kërkoj që këtë çështje ta marr në dorë SPAK. Kjo ka të bëjë me mundësitë që ka SPAK. Duke qenë se është një krim shtetëror dhe duhen pyetur nivelet më të larta të shtetit në atë kohë dhe sot. Patjetër se është atribut i SPAK. Në lidhje me këtë ngjarje nuk jam pyetur në atë kohë dhe nuk ka dhënë deklarime as Berisha, as Basha por dhe Rama. Kjo është mundësia e fundit për ta zbardhur dhe hetuar në mënyrë shteruese 21 Janarin. E para ka kaluar shumë kohë dhe e dyta kemi SPAK-un në dispozicion. Koha nuk është më si ka qenë. Është momenti i duhur dhe nëse do të kalojë ky moment do të jetë vonë për t’u dhënë përgjigje familjarëve.

Deklarova informacionin e disponuar, u dhashë informacion për atë që bëhet fjalë se si është disponuar. Jam pak i habitur që ky material nuk ka qenë në dosjen e hetimit. Ka ardhur nga shqetësimi nga dalja e këtij elementi të ri. Vazhdon të mbrojë ata që kanë bërë vrasjen. Ka të drejtë se asnjëherë nuk është përballur me drejtësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu