Nga Ardian Ndreca/ S’besoj se ekziston nji histori arratisjet prej Shqipnije kaq e pabesueshme dhe rokamboleske sa ajo e djaloshit shkodran Kolec Pikolini i cili me datë 21 gusht 1952 vendosë me ikë prej “Burgut të Ofiçinës” në Tiranë së bashku me bashkëvuejtësin e shokun e tij Gjovalin Vata, të cilin forcat e Sigurimit e kapin mbas pak ditëve rrugës për në Shkodër. Nji udhtim i rrezikshëm ai i Kolecit, në kambë prej rrethinave e katundeve të Tiranës, në Mamurras, Milot, Lezhë, Gjadër, Shkodër, Malsi e Madhe e mbas tre muejsh matanë kufinit. I ndjekun kamba kambës, unshëm, i vetëm, i pamësuem dhe i parrahun me jetën në arrati, tue fjetë ndër ferra e tue u ushqye me fruta apo me ndonji gja që mbërrinte me marrë mshehtas ndër shtëpijat e katundeve ku kalonte, ikja e tij do të ishte nji skenar i mrekullueshëm për nji film të suksesshëm.
Askush s’e meriton ma fort lirinë sesa ai që asht gati me dhanë jetën përditë për të.
Kolec Pikolini ka vdekë në USA me 18 shkurt 2019 në moshën 95-vjeçare dhe historinë e jetës së tij e ka lanë të shkrueme në librin “Regjimi i hienave” (Camaj-Pipa, Shkodër 2001).